Argjentinë, vdesin në aksident të afërmit e Papës

19/08/2014 00:00

Një aksident me makinë në Argjentinë u ka marrë jetën 3 anëtarëve të një familjeje, që janë edhe të afërm të Papa Françeskut, gjatë së martës, përfshi këtu dy stërnipër 8 muajsh dhe 2 vjeç, si dhe duke plagosur një tjetër person.

Lajmi është bërë i ditur nga policia argjentinase. Makina e drejtuar nga nipi i Papa Françeskut, Emanuel Horacio Bergoglio u përplas me një kamion në autostradën e Kordobës rreth 30 minuta pas mesnate, tha zëdhënësja e policisë së Kordobas, Carina Ferreyra.

Djemtë e Emanuel Bergoglios, Jose Bergoglio 8 muajsh dhe Antonio Bergoglio 2 vjeç, si dhe gruaja e tij dhe nënë e dy fëmijëve, Valeria Carmona 36 vjeçe, kanë ndërruar jetë.

Emanuel Bergoglio është dërguar në spital në gjendje të rëndë, gjatë mëngjesit të së martës, tha Ferreyra. Familja po kthehej nga pushimet, kur makina është përplasur me pjesën e pasme të një kamioni që transportonte grurë, e është përfshirë nga flakët. Autoritetet kanë nisur një hetim mbi rrethanat e incidentit.

Francesko Lombardi, zëdhënësi i Atit të Shenjtë, tha se Papa ishte thellësisht i tronditur nga lajmi dhe i kërkon të gjithë atyre, që ndajnë dhimbjen për këtë humbje, të bashkohen në lutje me të.

Top Channel