Pushimet familjare të Alesandra Ambrosio-s

18/08/2014 00:00

Ajo është duke shijuar pushimet familjare në plazhet e Mauit nga ku që prej një jave ndodhet në faqet e para të revistave rozë për format mahnitëse të fizikut kombinuar me bikinit shumëngjyrësh.

Alesandra Ambrosio u fotografua në shoqërinë e të fejuarit Jamie Mazur, vajzës Anja dhe djalit Noah. Modelja 33-vjeçare e “Victoria’s Secret” këto ditë ka lënë pas profesionin dhe sfilatat për t’u përkushtuar rolit si nënë tepër e kujdesshme duke qenë pranë fëmijëve të saj thuajse gjatë gjithë kohës.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel