Pas gafës, kasti i “Downtown Abbey” pozon me shishe uji

18/08/2014 00:00

Ndonjëherë një gafë mund të kthehet në një gjë shumë të rëndësishme. Këtë fakt e dinë fare mirë protagonistët e “Downtown Abbey”, ku në fotot e prezantimit të serialit shihej një shishe uji në sfond. Një detaj, sigurisht “jashtë kohe”, duke pasur parasysh që filmi xhirohet në gjysmën e parë të shekullit të kaluar në Britani.

Por, aktorët, duke pasur parasysh interesin ndaj këtij detaji, kanë përfituar për të promovuar punën e organizatës ndërkombëtare “Wateraid”, që merret me përmirësimin e cilësisë së ujit, higjienën dhe sigurinë.

Mbas kësaj, ata nuk u ndalën por, të zhveshur nga kostumet e viteve 1900, pozuan të gjithë së bashku, duke mbajtur nga një shishe me ujë dhe e publikuan në “Twitter”. Duke përfituar nga gjithë kjo vemëndje, kasti pati këtë ide brilante për të përcjellë një mesazh shumë të rëndësishëm.

FOTO GALERI
1/8
Pas gafës, kasti i `Downtown Abbey` pozon me shishe uji

Top Channel