Madonna festoi ditëlindjen e 56-të në një festë të veçantë të organizuar mes miqsh në vilën e saj në Kanes.

Këngëtarja amerikane kishte kërkuar diçka të veçantë në këtë 56-vjetori dhe organizatorët menduan gjithçka, që nga mënyra e veshjes së të ftuarve e deri tek detajet më të imta për t’i plotësuar dëshirën divës së muzikës botërore.

Në njërën prej fotove të shumta që qarkullojnë nëpër internet Madonna shihet të pozojë provokuese pranë mikeshës së saj, Kate Moss. Në të tjera foto janë fëmijët dhe të ftuarit të veshur si në vitet 1920, ndërsa nuk munguan as stilistët e D-Squared, Dean dhe Dan Caten.

Sipas mediave rozë amerikane, një spektakël më vete dhuroi trupa e kërcimit dhe modelet që ishin “kursyer” në veshjet e tyre.

Pas festimeve, Madonna u kthye pas në kohë duke postuar në Instagram një foto të viteve 1980, vite kur më shumë ishte e famshme për ngjashmërinë e saj me Marylin Monroe se sa për muzikën.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel