Ndihmat ruse në kufirin ukrainas

17/08/2014 00:00

Kamionët e parë me ndihma ruse për Ukrainën Lindore kanë mbërritur në një postë kufitare të kontrolluar nga separatistët.

Pak gjasa ka megjithate qe te kalojne menjehere ne vendin fqinj pasi Kryqi i Kuq nuk ka marre ende garanci sigurie te cilat te lejojne vazhdimin e rrugetimit te tyre.

Kamionet jane pjese e nje autokolone prej 280 mjetesh te mbushura me ushqime, uje dhe ilace, ne pritje qe prej dites se premte rreth 20 km larg kufiri. Moska pretendon se nisma e saj ka thjesht qellime humanitare e synon mbeshtetjen e civileve ne zonat lindore te Ukraines te munduara prej konfliktit disa mujor mes separatisteve dhe forcave te Kievit.

Ukraina nga ana tjeter druhet se kjo autokolone mund te sherbeje si “nje kale troje” per t`i furnizuar perkrahesit e Moskes me arme e pajisje ushtarake apo qofte edhe per te krijuar nje pretekst per nderhyrje te armatosur.

Kriza e Ukraines do te perbeje boshtin e nje takimi te ministrave te jashtem të Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë ne Berlin. Shefi i diplomacise gjermane Frank-Ëalter Steinmeier i tha gazetës Bild se shpreson që bisedimet të ndihmojnë për t’i dhënë fund dhunës në Ukrainën Lindore e për t’u dërguar ndihma humanitare banorëve të rajonit të gjunjezuar nga dhuna.

Presidenti francez François Hollande u takua nderkohe te shtunen me kreun e Komisionit Europian Joze Manuel Barroso, e pas bisedimeve te zhvilluara me te i bëri thirrje Rusisë të respektojë tërësinë tokësore të Ukrainës, ndersa e keshilloi edhe Kievin te tregohet i permbajtur ne veprimet e tij ushtarake.

Top Channel