Ndërron jetë ylli i skateboardit botëror, Jay Adams
16/08/2014 00:00
Jay Adams një legjendë amerikane e botës së skateboardit ka ndërruar jetë në moshën 53 vjeçare nga një infarkt ndërsa ndodhej me pushime në Meksikë së bashku me bashkëshorten. Lajmin e hidhur ka dhënë mikesha dhe menaxherja Susan Ferris duke thënë që Jay nuk kishte patur kurrë probleme kardiake.
“Jemi të befasuar”, ka thënë Susan. Adams ishte pjesë e Z-boys, grupi i skateboardit të mesit të viteve 1970 nga Kalifornia. Ai është cilësuar si një ndër skateboard-ët më të mirë të të gjitha kohërave. Në vitin 2005 Adams u shfaq edhe në filmin “Lords of dogtown”, dedikuar jetës së tij.
Top Channel