Mesha e Papës në Seul

16/08/2014 00:00

Papa Françesku mbajti një meshë të hapur në Seul përballë mijëra koreano-jugorëve që ishin mbledhur për të ndjekur nga afër Meshën e Lumturimit të 124 koreano-jugorëve që përqafuan të parët krishtërimin.

Ai nderoi 124 koreanët themelues të Kishës Katolikë në vendin e tyre dhe që vdiqën për besimin në shekullin e 18 dhe 19-të.

“Ata ishin të gatshëm të përballeshin me të gjitha sakrificat duke hequr dorë nga toka, prestigji dhe nderi sepse e dinin që vetëm Krishti ishte thesari i tyre i vërtetë. Sakrifica e tyre na bën të mendojmë, po ne sot për çfarë jemi të gatshëm të vdesim?”, deklaroi para mijëra besimtarëve Papa Françesku.

Vizita e Papës në Korenë e Jugut ka hyrë në ditën e tretë të saj. Ati i Shenjtë do të qendrojë edhe dy ditë të tjera për të kompletuar qendrimin 5-ditor të parashikuar në axhendë ku përfshihen edhe takime me drejtues lokalë katolikë dhe pjesëtarë të këtij besimi.

Katolicizmi ka një rritje të vazhdueshme në Korenë e Jugut duke numëruar rreth 5.5 milion besimtarë, ose thënë ndryshe 10.4 përqind të popullsisë së vendit aziatik.

Top Channel