Gafa e serialit “Downton Abbey”, në foton e setit një shishe “moderne”

16/08/2014 00:00

Gafë në “Dwnton Abbey” seriali kult televiziv,  i cili është i vendosur në vitet 1900.  Një foto  nga skena e xhirimit të filmit që tregon 2 aktorët Hugh Bonneville dhe Laura Carmichael nën petkun e kostumeve të epokës si Konti i Gratham-it dhe Lady Edith.

Pos pas shpatullave të tyre shfaqet një shishe e tipit “modern” që nuk ekzistonte më përpara se vitet 1960. Gabimin e ka vënë në pah gazeta britanike “Mirror”, “Oops,  seriali flet për vitin 1924 dhe kjo shishe nuk ekzistonte përpara viteve 1960”. Gazeta vazhdon duke thënë se duhet pranuar se pavarësisht  saktësisë së prodhimit të serialit disa gabime mund të shpëtojnë herë pas here.

“Downton Abbey” ka  një sukses planetar dhe transmetohet në 100 vende i vlerësuar me çmime  dhe nga kritika.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel