Arrestohet 43 vjeçarja, fsheh 1.7 kg kokainë në protezat e silikonit

16/08/2014 00:00

Një venezueliane 43 vjeç që udhëtonte drejt Kolumbisë është arrestuar në aeroportin e Madridit për trafik droge. Gruaja kishte fshehur 1.7 kg kokainë në protezat e implantuara të silikonit.  Një fshehje e tillë nuk ishte vënë re më përpara . Por rrugët e trafikimit të drogës duket se po bëhen gjithmonë edhe më shumë misterioze.

Siç referon  e përditshmja spanjolle “El Pais” gruaja ishte vënë re nga policia e kufirit për sjelljen e saj paksa të tensionuar. Pasagjerja pasi kishte kaluar bagazhet ishte marrë në pyetje dhe ka rrëfyer në mënyrë dëshpëruese se kishte implantuar në gjinjtë e saj proteza silikoni të mbushura me kokainë.  Menjëherë duke patur parasysh edhe rrezikshmërinë që kishin këto proteza për shëndetin e saj, 43 vjeçarja u transferua në një  spital të Madridit, ku u realizua operacioni për heqjen e tyre.

Top Channel