
Marrëdhëniet e lëkundura mes Bashkimit Europian dhe Rusisë kanë filluar të shfaqin ankesat e para nga vendet anëtare të unionit.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, thotë se BE-ja po dëmton veten duke vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke i përshkruar masat si “një bumerang për ta”. Sanksionet e BE-së kufizojnë qasjen e shtetit rus në kredi perëndimore dhe bllokojnë gjithë marrëdhëniet kryesore tregtare me Moskën, si edhe me industrinë e naftës.
Pyetja kryesore, që Orban dhe holomologu i tij sllovak, Robert Fico, shtruan, është se “pse duhet të rrezikojmë ekonominë e BE-së?”.
“Nëse situata është në krizë, ajo duhet të zgjidhet në mënyra të tjera dhe jo me sanksione të pakuptimta”, – thanë ata.
Sipas analistëve, nuk pritej që Rusia të reagonte dhe të ndërmerrte masa nga ana e saj për BE-në. Ndalimi, që Putin i bëri importeve të ushqimeve nga vendet, të cilat më herët kishin vendosur sanksione ndaj Rusisë, kanë dhënë efekt të menjëhershëm në ekonominë e tyre.
Jo më larg ditës së enjte, qeveria e Athinës u shpreh e shqetësuar se rreth 12 mijë ton fruta kanë mbetur stok në frigoriferë, për shkak se nuk ka asnjë vend kush të importojë një sasi aq të madhe të frutave, siç më herët bënte Rusia.
Megjithatë, ekspertë bujqësore nga 28 shtetet anëtare të BE-së janë mbledhur në Bruksel, për të vlerësuar ndikimet e dyanshme, si për Rusinë dhe për Europën me këto masa bllokuese tregtare.
Top Channel