Pornostari rrihet brutalisht nga ish-i dashuri

15/08/2014 00:00

Fansat e Christy Mack janë mësuar ta shohin atë në foto të nxehta dhe shumë provokuese, por këtë radhë pornostari amerikan ka bërë lajm për disa imazhe shumë të rënda që i ka publikuar në Twitter.

Pas rrahjes brutale nga ish-i dashuri, kampion i arteve marciale, ajo ka
përfunduar në spital dhe nëpërmejt fotove që i ka postuar në rrjetin social
ka treguar historinë e dhimbshme.
Raporti mjekësor flet për fraktura në zonën e syve, hundën të thyer në 2 vende, dhëmbë të thyera, si dhe majivosje në disa zona të trupit.

Motiv i këtij sherri duket se ka qenë xhelozia. Koppenhaver ka hyrë në shtëpinë e saj në Las Vegas, ku Christy gjendej nën shoqërinë e një miku. Në fillim ai ka sulmuar fizkisht djalin duke e larguar nga shtëpia dhe më pas ka nisur të godasë aktoren e filmave “hot”.

Edhe ai ka postuar një mesazh në Twitter pasi është denoncuar në polici. “Nuk jam një djalë i keq. Doja t’i bëja një surprizë të dashurës time duke e ndihmuar që të organizonte festën dhe që djali t’i dhuronte unazën e fejesës. Nëse nuk do të ishte ai djalë unë dhe Christy do të ishim ende shumë të lumtur. Nuk e di pse janë kaq  të poshtër. Një ditë e vertëta do triumfojë”, shkruan Koppenhaver.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel