Plani për Himarën në shtator

15/08/2014 00:00

Qeveria do të hapë konkursin ndërkombëtar për bregun e Himarës dhe rehabilitimin e fshatrave të kësaj Bashkie në muajin shtator.

Kështu njoftoi në Twitter Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi të shoqëruar edhe me një foto nga plazhet e kësaj pjese të detit Jon.

“Në shtator çelet dhe konkursi ndërkombëtar për bregun e Himarës së Re e për rehabilitimin e fshatrave të saj të bukur”, shkruan Rama.

Plani për rehabilitimin e bregut të Himarës pason atë të Vlorës, projekti fitues i së cilës u shpall 10 ditë më parë nga studioja belge që dorëzoi projektin e përfundimtar të fazës së parë të ndërtimit, që nis nga Porti i qytetit deri te Tuneli.

Themeluesi i studios belge tha se projekti e bën shëtitoren të dallueshme gjatë gjithë kohës, zgjidh çështjen e trafikut nëpërmjet një bypass-i, siguron transport publik, parking, si dhe ajo që konsiderohet shumë e rëndësishme, ruan gjelbërimin dhe njëtrajtshmërinë e shëtitores.

Top Channel