Opozita akuzoi Ministrinë e Brendshme se në kulmin e sezonit turistik krimi ka tronditur pushuesit. Partia Demokratike iu referua dy ngjajeve të rënda të ditës së fundit, plagosjes së një turisteje të huaj në Velipojë dhe vrasjes makabre të një kamarieri në Dhërmi.

“Në kulmin e sezonit turistik në dy prej plazheve më të frekuentura të vendit kanë ndodhur dy ngjarje kriminale. Në Velipojë përplasja me armë mes bandave ka sjellë plagosjen e një turisteje çeke dhe duke shkaktuar panik mes pushuesve. Në Dhërmi gjetja e trupit të një të riu sjell ankth dhe pasiguri tek pushuesit. Në kohën që ngjarjet kriminale kanë pushtuar vendin, Policia e Shtetit me urdhër politik dhe për interesa private ndalon punë publike në Tiranë për interesa të Kryeministrit. Aty ku ka forca të mëdha për të ndaluar këto punë publike, sot në mes të ditës, në mes të Tiranës grabitet me dhunë një grua. Kryeministri të mos ndalë pushimet për t’i bërë opozitë opozitës sepse ky nuk është një shqetësim për kapital politik, është një shqetësim i gjithë shqiptarëve për të patur më shumë rend dhe siguri publike në vend”, deklaroi Koordinatori për Ndihmë Ligjore i PD, Ervin Salianji.

Top Channel