“Je e çmendur”/ Përplasje të ashpra në mbledhjen e KLP mes Sokol Stojanit dhe Mirela Bogdanit: Kështu e gjykova, kush je ti që… Operatorë të transportit publik të linjës Tiranë-Elbasan dhe Tiranë-Korçë, të cilët janë licencuar për të ndjekur rrugën nga Qafë Krraba, kanë protestuar para Bashkisë së Tiranës, pasi sipas tyre Bashkia e Tiranës ka licencuar një tjetër kompani, që ndjek rrugën re nga tuneli, duke bërë mbivendosje linjash.
“Bashkia e Tiranës po licencon një operator të dytë në këtë linjë, për të cilën jemi të licencuar prej vitesh ne, licencë që na skadon në vitin 2016. Operatori i linjës Tiranë-Elbasan ka një licencë për të kaluar nga rruga e Krrabës, ndërsa këtë tjetrin do ta vendosin të kalojë nga tuneli. Nuk e kuptojmë këtë. Hapet një rrugë e re, ne që ishim të licencuar duhet të vazhdojmë nga mali, ndërsa të tjerët më të favorizuar. Nuk është punë pretendimi, por rruga nga Krraba është e rrezikshmërisë së lartë, ndërsa këto rrugë që ndërtohen tani bëhen pikërisht për të shfrytëzuar investimet e reja. Ashtu siç është bërë edhe me rrugën e Kukësit, apo me autostradën e Vlorës”, u shpreh Kujtim Mema, kryetar i Shoqatës së Transporteve të udhëtarëve.
Operatorët akuzojnë Bashkisë se ka shkelur procedurat e tenderimit, pasi nuk e ka bërë publike për këtë linjë, si dhe ka licencuar të vetmin operator që ka marrë pjesë në tender.
“Ne, si shoqëri transporti, operojmë që nga viti 1992 me të gjitha detyrimet e pagesave, duke mbajtur përsipër edhe problemet që kemi pasur. Bashkia e Tiranës ka bërë tender për një linjë të re, siç e kanë klasifikuar meqenëse është bërë tuneli, por është bërë jashtë rregullave”.
“Pas shumë kërkesave që i kemi drejtuar Bashkisë së Tiranës, ne nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Kemi bërë disa kërkesa të protokolluara, por sërish asnjë përgjigje. Thjesht po bëjnë një dublim linjash, apo mbivendosje, që është në kundërshtim me ligjin e transportit rrugor”.
Ndërkohë, Bashkia e Tiranës tha se kjo linjë është miratuar nga Ministria e Transporteve dhe se linja e mëparshme duhet të funksionojë për atë rrugë që është licencuar.
“Pas miratimit të vendimit të Këshillit Bashkiak, saktësisht në 12 Qershor 2014, është shpallur linja Tiranë-Elbasan-Tiranë me kalim nga tuneli, ku njoftimi i shpalljes ka qëndruar për 2 javë siç janë detyrimet ligjore, pranë stendave të Bashkisë Tiranë. Në përfundim të këtij afati, ka paraqitur dokumentet vetëm një operator, i cili pas vlerësimit është shpallur fitues për të operuar në linjën Tiranë-Elbasan-Tiranë. Ekzistuesit po vazhdojnë të operojnë nga linja e vjetër e Krrabës, pasi edhe qytetarët e këtyre zonave kanë të drejtë të shërbehen, ashtu si dhe ata që mbulohen nga pjesa e tunelit të ri”, tha Enereida Hoxha, drejtore e Transporteve në Bashki.
Ndonëse kanë insistuar për të zhvilluar një takim në Bashkinë e Tiranës për këtë problem, ata nuk janë pritur, duke marrë si përgjigje këtë deklaratë të drejtoreshës së Trasnporteve, bërë pubike në media.
Top Channel