Kardashian, me një libër të ri

15/08/2014 00:00

Ikona Kim Kardashian, e cila në fakt nuk është e famshme për asgjë, vazhdon të qëndrojë në qendër të vëmendjes mediatike.

E njohur kryesisht për format e saj bombastike, ajo do i vijë një hap më pranë adhuruesve, duke botuar një libër jo dhe aq të zakonshëm. Një libër me fotografitë “selfie” të saj.

Tashmë, posterat e ngjitur nëpër muret e dhomës janë diçka mëse e zakontë për Kim Kardashian. Ambicia e saj për të qenë imazh kudo shkon përtej dhe e detyroi 33-vjeçaren, që të kompozojë një libër me fotografi personale të saj.

Kim Kardashian, tashmë mama, duket se nuk heq dorë nga publiciteti i vetvetes. Në fakt, ajo nuk është këngëtare, por shkon në çdo event muzikor; nuk është modele, por është e pranishme në çdo sfilatë mode; nuk është aktore, por parakalon në çdo tapet të kuq.

Por, ajo mbetet Kim Kardashian, vajza që tashmë i ofron këshilla fansave të saj, se si merren foto të përsosura “selfie”. Edhe pse e çuditshme deri diku, kjo tingëllon si një mënyrë shumë e mirë dhe e thjeshtë marketingu, për të fituar disa parà të tjera.

Top Channel