Kur vjen puna për të promovuar kauzat që mbështet, Michelle Rodriguez nuk sikletoset aspak dhe i shpalos ato në mënyrën më “të dukshme” të mundshme.

Aktorja 36-vjeçare këtë herë i është bashkuar nismës “Free The Nipple” (çliro gjoksin) duke veshur të njëjtën bluzë ndërgjegjësuese që kishte veshur një ditë më parë.

Bluza, që me sa duket bën pjesë tek të pëlqyerat në garderobën e Michelle, ishte kombinuar me një palë sandale, tuta dhe një xhaketë të lehtë hedhur krahëve.

Më herët gjatë turit të saj të pushimeve nëpër Europë, Michelle u ndal edhe në Irlandë nga ku postoi në rrjetet sociale një foto “siç e ka bërë nëna”. Ndërkohë, fushatës së saj për “çlirimin e gjoksit” dhe refuzimin e recipetave i është bashkuar edhe modelja Cara Delevingne, me të cilën aktorja pati një romancë në fillim të këtij viti.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel