Chelsea Handler, foto pa të brendshme

15/08/2014 00:00

Prezantuesja amerikane e talk showt “Chelsea Lately” ka postuar në rrjetet sociale disa foto për të qëndruar në të njëjtin hap me motrat e famshme Kardashian.

Por si e ka bërë këtë? Ajo ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet pothuajse e zhveshur duke ironizuar realityn e “The Keeping up with Kardashian” dhe mungesën totale të privatësisë. “Gjithmonë kam dëshiruar që për një ditë të ndihem një Kardashiane”, ka thënë Chelsea Handler.

Reality i Kim dhe familjes së saj transmetohet në të njëjtin rrjet televiziv ku shfaqet edhe talk show i Chelsea. Por ndërsa programi i saj “Chelsea Lately” do të mbyllet, reality i Kardashianve do të vijojë transmetimin.

Seria e fundit e emisionit të Handler do të transmetohet më 26 gusht. Programi i saj nuk do të mbyllet për shkak të shikueshmërisë së ulët, por prezantuesja ka vendosur që të mos jetë më pjesë e kësaj bote.

“Nëse je pjesë e botës së spektaklit, nuk mund të mos përfshihesh në dramaturgjinë e tij”, ka thënë prezantuesja për “Daily Mail”.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel