Valixhia që alarmoi “Zogun e Parë”

14/08/2014 00:00

Një valixhe e braktisur në Bulevardin “Zogu i Parë”, në afërsi të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, ka alarmuar banorët e zonës dhe kalimtarët, të cilët kanë njoftuar forcat e policisë për të, pasi shihej si e dyshimtë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, veç strukturave të policisë së Tiranës, kanë mbërritur dhe forcat xheniere, të cilat, pasi kanë rrethuar perimetrin e sigurisë dhe kanë ndaluar qarkullimin, kanë konstatuar se valixhia ishte bosh dhe ishte harruar aty nga persona ende të paidentifikuar.

Top Channel