Vajza e të ndjerit Robin Williams mbyll Twitter-in

14/08/2014 00:00

Amerika dhe e gjithë bota qan për Robin Williams dhe fëmijët e aktorit e kujtojnë babain e tyre me mesazhe prekëse në “Twitter”. Por, pikërisht Twitter-in, vajza e tij Zelda është e detyruar që ta mbyllë, pasi kishte marrë foto shumë prekëse të momenteve të fundit të babait të saj.

“Do të mbyll Twitter-in për shumë kohë dhe, ndoshta, përgjithmonë”, shkruan Zelda.

Edhe dy fëmijët e tjerë të aktorit kanë postuar mesazhe prekëse për babain e tyre, Robin. “Kam humbur babain, një ndër miqtë më të mirë”, shkruan Zak, 31 vjeç. “Nuk kam fjalë për të përshkruar dashurinë dhe respektin që kam për babain tim. Bota nuk do të jetë kurrë e njëjta pa praninë e tij”, shkruan 22-vjeçarja, Cody.

Kanë shpërthyer polemikat edhe për policinë, lidhur me publikimin e detajeve të vetëvrasjes. Ajo që ka zbuluar trupin ka qenë mikja e tij prej një kohe të gjatë, dhe asistentja personale e aktorit Rebecca Erwin Spencer.

Ajo ka hyrë në shtëpi dhe e ka gjetur aktorin me një rrip rreth qafës dhe të shtrirë në tokë. Policia ka publikuar detajet dhe ka marrë kritika, duke u akuzuar për mosrespektim të privatësisë së familjes.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel