Vajza e Kim dhe Kanye bën debutimin si modele

14/08/2014 00:00

Vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West, që është vetëm 13-muajshe, ka debutuar për herë të parë si modele. Në këto imazhe të mrekullueshme, North West ka pozuar për “CR Fashion Book”.

Në imazhet bardhezi, vogëlushja shfaqet me një bluzë dhe çantë të markës franceze Chanel. Në foto është dhe një shënim nga drejtori kreativ i Chanel, Karl Lagerfeld, që thotë: “Nuk është kurrë herët, që të kujdesesh për modën”.

North ka debutuar për herë të parë për “CR Fashion Book’s” për sezonin e dimrit, që pritet të dalë më 4 Shtator. Fotoja është realizuar nga redaktori i Përgjithshëm dhe themeluesi i revistës, Carine Roitfeld.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel