Papa Françesku vitizon Korenë e Jugut

14/08/2014 00:00

Papa Françesku mbërriti në Korenë e Jugut ku do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Azi. 

Gjatë vizitës së tij ai do të shenjtërojë katolikët koreanë, të cilët dhanë jetën për besimin e tyre, gjithashtu do të marrë pjesë edhe në një festival katolik për të rinj.

Papa Françesku i dërgoi edhe një telegram liderëve kinezë, kjo është një traditë kur Papa fluturon mbi një vend. 

“Urimet e mia më të mira për madhërinë tuaj dhe bashkëqytetarët tuaj. Uroj paqe dhe mirëqenie për kombin tuaj”, shkruhej në telegram.

Pekini nuk e njeh autoritetin e Papës dhe kisha e tyre nuk ka lidhje me atë të Vatikanit. Herën e fundit që Papa ka vizituar rajonin i ka shmangur hapësirat ajrore kineze, por këtë herë avionit të Papës i është dhënë leje. 

Papa Françesku u prit në aeroportin Incheon nga Presidenti i Koresë së Jugut Park Geun-hye.

Top Channel