Miley Cyrus në shtrat me derrkucin e saj
14/08/2014 00:00
Tashmë Miley Cyrus ka një dashuri të re, pavarësisht se e ka njohur vetëm pak ditë më parë, ajo e ka lejuar të eksplorojë edhe zonat më intime. Bëhet fjalë për derrkucin Bubba Sue.
Këngëtarja ka postuar në rrjetet sociale një foto ku duket derrkuci duke nuhatur mbi trupin e 21-vjeçares.
Pak ditë më parë ajo postoi në instagram foto, në të cilat ishte duke përkëdhelur anëtarin më të ri të familjes së saj.
Cyrus ndodhet në mes të turit të saj “Bangerz”, po sërish gjen kohë për t’u përkujdesur për disa prej pasioneve të saj, njëri prej të cilëve është dashuria për kafshët.
Top Channel