E fejuara e Berlusconit, pushime me miqtë e saj

14/08/2014 00:00

E fejuara e Silvio Belusconit, Francesca Pascale, ka vendosur që të kalojë disa ditë pushimesh me miqtë e saj.

Por, ish-kryeministri i Italisë ka zgjedhur që të qëndrojë në qytet. “Në
3 vitet e fundit i kemi kaluar gjithmonë bashkë pushimet, pa u ndarë
asnjëherë”, thotë Pascale në një intervistë ekskluzive për revistën
“Chi”.

“Janë 9 vjet që jetoj për të, por kjo nuk do të thotë që nuk është e rëndësishme të gjesh edhe hapësirat e tua. Dhe, këto ditë pushimesh nën shoqërinë e miqve të bëjnë që të vlerësosh më shumë marrëdhënien”, thotë Franceska Pascale.

“Grindemi shpesh, por sërish bëjmë paqe. Për të vetmen gjë, që jam e sigurt në jetë, është dashuria jonë reciproke. Ka harmoni, lidhje shpirtërore dhe mentale ndërmejt nesh. Unë dhe Silvio grindemi çdo 5 minuta, por  pajtohemi për 10 minuta. Janë pushime shumë të shkurtra dhe do të rikthehem. Nuk mundem dot larg tij. Kur mësohesh me Silvion, me inteligjencën, ëmbëlsinë, optimizmin, ironinë është vështirë që të bësh pa të”, thotë Pascale për revistën “Chi”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel