Clooney puthet me gruan e tij të ardhshme, Amal

14/08/2014 00:00

George Clooney është fotografuar ndërsa puthet me gruan e tij të ardhshme, avokaten me origjinë libaneze, Amal Alamuddin, gjatë një darkë në një restorant. Aktori hollywoodian dukej sikur po bënte një “provë gjenerale” përpara martesës, në një tavolinë të mbushur me lule të freskëta.

Imazhet janë publikuar nga revista italiane “Chi”, e cila ka nxjerrë të gjithë setin e fotove, duke nisur me një darkë të organizuar nga aktori për një grup miqsh, dhe duke përfunduar me një darkë romatike mes Clooney dhe Amal, duke shkëmbyer puthje dhe përqafime, pasi të gjithë të ftuarit ishin kthyer në shtëpi.

Sipas revistës “Chi”, aktori  kishte përkëdhelur disa herë barkun e bashkëshortes së tij të ardhshme, duke ngjallur dyshimet  për një shtatzani të mundshme. Në muajin Shtator, çifti pritet të martohet, por ende nuk dihet data e saktë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel