Zvicër, rrëshqitje dheu, treni del nga shinat

13/08/2014 00:00

Një tren ka dalë nga shinat pas një rrëshqitjeje dheu pranë resortit zvicerian të skive, në St Moritz, në atë që policia e përshkroi si një aksident serioz.

Radioja kombëtare zviceriane raportoi se një vagon kishte rënë në humnerë, ndërsa një tjetër vijonte të ishte i varur në binarët e hekurudhës.

Numri i viktimave është ende i paqartë, por zyrtarët thanë se të plagosurit janë dërguar në spital me helikopter dhe ambulanca.

Rrëshqitja e dheut ndodhi pas reshjeve të dendura të shiut përgjatë natës në Zvicrën Lindore.

Zëdhënësi i policisë, Peter Faerber, tha se disa njerëz janë plagosur lehtë, por as të plagosurit nuk mund të raportohen me numër të saktë.

Aksidenti ndodhi në një hekurudhë në rajon malor, pranë Tiefencastel, mes Chur-it dhe St Moritz-it, në rajonin e Graubuenden.

Sistemi hekurudhor zvicerian konsiderohet gjerësisht në botë si ndër më të sigurtët në botë. Por, aksidenti i së mërkurës vjen vetëm 2 ditë pasi 3 persona mbetën viktima, pasi minibusi me të cilin udhëtonin u godit nga një tren në Zvicrën qendrore.

Top Channel