Trazirat në Misuri, Obama thirrje për qetësi

13/08/2014 00:00

Presidenti Barack Obama bëri thirrje për qetësi në qytetin e Fergusonit në Misuri pas trazirave që pasuan vrasjen e një adoleshenti me ngjyrë nga ana e policisë.

Mijëra persona dolën në rrugët e qytetit duke thyer xhamat e dyqaneve, djegur koshat e mbeturinave e duke hedhur sende të forta kundër policisë.

Presidenti amerikan e cilësoi vrasjen e Michael Broën si prekëse, por kërkoi nga banorët vendorë në Ferguson që të vetëpërmbahen dhe zemërimin ta kthejnë në forcë.

Thirrje për qetësi bënë edhe aktivistë dhe shoqata të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ndërkohë që kërkuan nga policia që të bëjë publik emrin e agjentit që qëlloi ndaj të riut me ngjyrë.

Autoritetet në Misuri thanë se autori i vrasjes është vendosur nën hetim administrativ, ndërsa refuzuan të publikojnë emrin e tij për shkak të kërcënimeve të shprehura nëpërmjet rrjeteve sociale për vetë vrasësin dhe familjen e tij.

Top Channel