JLo i dedikon një hit të pasmeve të saj

13/08/2014 00:00

Ajo shquhet si femra me fundshpinën më seksi në botën e muzikës.

Jennifer Lopez, sigurisht, nuk mund të ketë turp ta shfaqë sa më shumë
të mundet pjesën më të preferuar të trupit të saj, madje edhe duke e
titulluar këngën e saj të re “Booty”, pjesë e albumit të saj të tetë
“A.K.A.”, në nder të hireve të saj.

Këngëtarja 45-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, i ka bërë format e saj të pasme subjekt i artit muzikor të “single”-it të saj të ri, teksa janë fotografuar nga Steven Gomillion dhe Dennis Leupold, fotot të cilat ajo i publikoi të mërkurën në llogarinë e saj në Instagram.

Kostumi i saj i banjës, bardhezi, shfaq J.Lo përpara kamerave tepër seksi dhe format e saj të pasme në perfeksion. Superylli latin, në hitin e saj të fundit “Booty”, ka bashkëpunuar me Pitbull, ashtu siç ka bërë së fundi edhe në këngën e hapjes së Botërorit të Brazilit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel