I trishtë dhe i dobësuar. Kështu shfaqet Robin Williams në foton e fundit të bërë publike të tij ku shfaqet në krahët e një fanseje.

Imazhi është shkrepur në një dyqan akulloresh në Minesota të Shteteve të Bashkuara dhe është postuar nga punonjësja e këtij dyqani në faqen e saj të Facebook-ut më 30 qershor.

Në pamje aktori amerikan shfaqet i zbehtë, i shpëqendruar, me një buzëqeshje të sforcuar dhe tejet i dobësuar.

Robin u gjet i vdekur në banesën e tij në Kaliforni ditën e martë. Dyshohet se 63-vjeçari është vetëvarur në kushtet të rënda të depresionit.

Top Channel