David Beckham një baba shembullor

13/08/2014 00:00

Pasi u tërhoq nga futbolli David Beckham është shumë i lumtur që po e shijon maksimalisht familjen e tij duke shpenzuar sa më shumë kohë me fëmijët dhe duke bërë aktivitete që duket se i kishin munguar në kohën  kur luante futboll.

39 vjeçari  dukej shumë i lumtur teksa shoqëronte  vajzën Harper në një udhëtim në Santa Monica, por që nuk mund të mungonte  edhe qeni i tyre Coco.   
David u fotografua me vajzën 3 vjeçare, Harper dhe djalin Cruz. Familja e famshme ende ndodhen në Amerikë pavarësisht se fëmijët tashmë janë me pushime nga shkolla.

Së fundmi ish Spice girls, Victoria ka marrë edhe një nismë duke nxjerrë në shitje rreth 600 veshje të saj dhe të ardhurat do të shkojnë për bamirësi.

Gjatë një interviste Victoria tha, “këto veshje më sollën shumë kujtime, si një fustan që kam veshur vite më parë në MTV music Awards, që ishte krijuar për mua nga Dolce&Gabbana.”

FOTO GALERI
3/8

Top Channel