Irina Shayk e magjishme me bikini

12/08/2014 00:00

Supermodelja ruse Irina Shayk ka paraqitur trupin e saj të tonifikuar në fushatën më të re të markës kolumbiane të bikinive, Agua Bendita.

Sigurisht ajo ka një ndër trupat më të bukur në botën e biznesit të modës. Shayk ka pozuar për koleksionin e verës së vitit 2015 dhe duket se modelet e rrobave të banjës, janë frymëzuar nga specie ekzotike si papagajtë, fruta ekzotike si ananasi gjithashtu dhe shumë ngjyra të shkrira bashkë. Fotot janë realizuar nga Enrique Badulescu.

Përveç karrierës si modele tashmë ajo është duke prezantuar edhe filmin e ri “Hercules”, ku luan rolin e Megaras. Për “USA Today” Irina tha se e kishte shijuar shumë eksperiencën në një film dhe në të ardhmen do të dëshironte më shumë role.  

FOTO GALERI
2/6

Top Channel