Huntington “rrëmben” shfaqjen

12/08/2014 00:00

The Expendables 3, seria e fundit e sagës aksion të Sylvester Stallone ku janë mbledhur disa nga emrat më të mëdhenj hollivudianë të këtij zhanri kinematografik prezantoi premierën në Los Anxheles të Shteteve të Bashkuara.

Aktorët të shoqëruar nga partnerët dhe familjarët e tyre parakaluan në tapetin e kuq, por ajo që rrëmbeu vëmendjen ishte Rosie Huntington, modelja 27-vjeçare që shoqërohet prej vitesh me aktorin Jason Statham, pjesë e filmit.

Rosie kishte zgjedhur një fustan bardhezi dhe transparent në disa pjesë të tij, ndërkohë që aktori 46-vjeçarë, Jason Statham nuk i shqiste për asnjë moment duart nga e dashura e tij.

Vetë producenti, njëkohësisht edhe aktor në film, Sylvester Stallone parakaloi me gjithë familjen e tij. Bashkëshortja Jennifer Flavin, vajzat Scarlet, Sistine dhe Sophia ishin gjithashtu në premierën e filmit.

The Expendables 3 ishte mundësia e artë e Arnold Schwarzenegger që iu rikthye kinemasë pas aventurës së tij politike si Guvernatori i Kalifornisë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel