“Je e çmendur”/ Përplasje të ashpra në mbledhjen e KLP mes Sokol Stojanit dhe Mirela Bogdanit: Kështu e gjykova, kush je ti që… Erjon Braçe, kryetar i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, nëpërmjet një postimi të gjatë në Facebook, shprehet se “guvernatori absolut rri në krye të bankës, edhe pse ka humbur gjithçka: moralin, besimin, autoritetin, fuqinë. Rri thjesht për shkak të mandatit”.
Deputeti Braçe shtron pyetjen: Përse Këshilli nuk e shkarkon guvernatorin?
Sipas tij, pasiviteti i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë do të thotë të mos përmbushësh detyrën. Është faj, faji i radhës në një mori fajesh të tjera të rënda, që fajësojnë direkt edhe Këshillin.
Në vlerësimin e Erjon Braçes “Këshilli, përtej përgjegjësive të drejtpërdrejta në vjedhjen historike të bankës, po zhytet deri në fund, duke mbrojtur guvernatorin dhe restauruar të keqen në krye të sistemit financiar shqiptar”.
Përballë këtij realiteti, 3 javë nga vjedhja e bankës, Braçe mendon se Këshilli duhet të largohet, por ai nuk shpreson që kjo të ndodhë apo Këshilli të shkarkojë guvernatorin.
Ngjela: Ligji krijoi “Super Fullanin”
Politikani Spartak Ngjela kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi, nëpërmjet një postimi në Facebook për vjedhjen e stokut të parave nga Banka e Shqipërisë thotë se “Ligji e ka ndihmuar, dhe ai duhet ndryshuar urgjentisht”.
Ligji, thekson avokat Ngjela, ka mangësi në lidhje me administrimin e brendshëm të Bankës.
Duke marrë në analizë ekzistencën e vetëm një Guvernatori dhe një zëvendësguvernatori dhe asgjë tjetër, Ngjela e shikon këtë si kyçin e abuzimit, sepse edhe zëvendësguvernatori i dytë mungon, nuk është emërurar. E si pasojë e një ligji banal, thekson Ngjela, i cili në emër të pavarësisë ka krijuar një Guvernator absolut, patjetër që do të vidhej jo vetëm stoku, por gjithka që ka vlerë matëriale në atë Bankë.
Ngjela mbërrin në përfundimin se “ ligji aktual i “ka varur mëlçitë në qafë ujkut”. Në vijim të komentit në Facebook Ngjela deklaron se “Ligji ka krijuar absolutizëm të pakontrollueshëm në “institucionet e pavarura” dhe pastaj, pikat absolute, pasi bashkohen, vjedhin qetë-qetë paratë dhe gjithë zhvillimin shqiptar. “Në fakt këta disponojnë personalisht “me ligj” vetë mirëqënien e shoqërisë shqiptarë”, shkruan ai.
Ngjela i dërgon këtë mesazh Guvernatorit Fullani kur thotë: “Ligji është i papranueshëm, prandaj duhet ndryshuar urgjent; kurse përgjegjësia, në bazë të ligjit është e qartë: ajo është drejtpërsëdrejti e Guvernatorit. Zotëri, a të ka pëlqyer që të jesh absolut?! Ateherë, mbaj edhe përgjegjësinë e absolutizmit tend”.
Spartak Ngjela është i mendimit se “Kjo Bankë ka pasur në veprim vetëm dy persona: që të dy duhet të jenë subjekte të përgjegjësisë ligjore për vjedhjen e 713 milione lekëve.
Në fund të komentit në Facebook, Ngjela është i drejtëpërdrejtë kur thotë: “Koha nuk pret më; në Shqipëri po shfaqet hapur pirateria e qeverisësve së këtij vendi. Kjo vjedhje e Bankës së Shqipërisë është turp historik. Kush s’e kupton është idiot dhe duhet të largohet nga drejtimi, kudo që të jëtë. Kush e kupton dhe e pranon normalisht është i implikuar në vjedhjen gjigante dhe shumëvjeçare që iu është bërë shqiparëve”.
Top Channel