Sulm me raketa në Ukrainë, të paktën 15 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur. Kievi përgjigjet duke shkatërruar një nga objektet më të rëndësishme ushtarake ruse Armëpushimi mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez ka bërë të mundur rifillimin e një jete normale në Lindjen e Mesme.
Shumica e izraelitëve janë fotografuar duke bërë plazh në qytetin jugor të Ashkelonit, i cili më herët kishte qenë subjekt i një breshërie raketash nga Hamasi.
Ndërkaq, palestinezët janë kthyer në Rripin e Gazës për të parë se ç’ka mbetur nga shtëpitë e tyre pas luftës.
Dy popujt, edhe pse e kanë nisur ndryshe nga njëri-tjetri përpjekjen e një jetese të re, duken më të qetë pasi delegacionet përfaqësuese të tyre ndodhen në Kajro për të dakordësuar një armëpushim më të gjatë mes tyre.
Analistët, të cilët e kanë ndjekur në vazhdimësi çështjen delikate të konfliktit në Lindjen e Mesme, e kanë cilësuar si “kontrast të pastër” jetën paralele të dy popujve, sepse sipas tyre Izraeli do të ketë më të thjeshtë rifillimin.
Megjithatë, mëngjesin e ditës së martë, rrugët e Gazës u mbushën me nxënës të gjimnazeve që iu drejtuan shkollave të tyre për të marrë çertifikatat e diplomimit.
Shpresat për t’i dhënë fund gjakderdhjes në rajon janë rritur pasi në Kajro janë rritur gjasat për arritjen e një marrëveshjeje më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Top Channel