Ebola, OBSH: Të përdoren ilaçe eksperimentale

12/08/2014 00:00

Zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë deklaruan se shkalla e përhapjes së virusit të Ebolës është rritur së tepërmi, ndaj duhet të fillojë ndërmarrja e disa masave të reja nga ana e mjekësisë.

Sipas tyre, një lloj ilaçi, i cili ndodhet ende në fazë eksperimentale, do mund të përdoret për trajtimin e pacientëve të infektuar me virusin Ebola. Deklarata u bë pasi ekspertët mjekësore u takuan në një tryezë në Zvicër, ditën e hënë, për të diskutuar rreth çështjes.

Shifrat e frikshme tregojnë se numri i vdekjeve ka arritur në më shumë se 1,000 njerëz, vetëm në Afrikën Perëndimore. Sipas të dhënave të raporteve të fundit, “ilaçi në fazë eksperimentale i Ebolës” ka dhënë rezultate pozitive, te pacientët që e kanë provuar.

Prandaj, trupi gjykues arriti në kokluzionin se përdorimi i tij mund të nisë dhe madje të pritet efikasitet i shpejtë. Megjithatë, OBSH la disa çështje ende të paqarta, si problemi i financimit të “ilaçit kundër Ebolës” dhe sasisë së kufizuar, në të cilën ajo është për momentin.

Sipas institucionit mjekësor, ata zotërojnë vetëm 12 doza të tij. Por, nga ana tjetër, mjekë amerikanë po krijojnë një vaksinë parandaluese për virusin vdekjeprurës, i cili pritet të dalë në treg në vitin 2016.

Top Channel