Aguilera, muzikë për vajzën që pritet të vijë në jetë

12/08/2014 00:00

Christina Aguilera është në pritje të fëmijës së saj dhe dëshiron që vajza të njohë zërin e mamasë këngëtare. 33-vjeçarja, që ka një fëmijë 6 vjeç të quajtur Max me ish-bashkëshortin e saj Jordan Bratman, tashmë është në pritje të fëmijës së dytë.

Në një foto që ka postuar në Twitter ajo shihet në një studio regjistrimi me kufje duke dëgjuar këngët e saj, por jo vetëm për vete. “Vajza po dëgjon për herë të parë atë që mami ka krijuar në studio”, ka shkruar Aguilera.

Javën e kaluar ylli i muzikës mori pjesë në Fushatën botërore kundër urisë. “Është shumë i dhimbshëm fakti se mbi 850 milionë njerëz shkojnë në shtrat të uritur. Shumë prej tyre janë fëmijë dhe për këtë jam shumë e pikëlluar, duke patur parasysh që tashmë jam nënë”, thotë Aguilera.

Christina Aguilera, edhe pse shtatëzënë, pozoi më herët gjatë muajit nudo për “V Magazine” dhe gjithashtu në disa foto paksa intime me të fejuarin Matt Rutler. Christina dhe Matt u takuan në vitin 2010 në setin e filmit “Burlesque”, ku ai ishte asistent i produksionit.

FOTO GALERI
1/3
Aguilera, muzikë për vajzën që pritet të vijë në jetë

Top Channel