17 mijë trupa në kufirin Venezuelë-Kolumbi

12/08/2014 00:00

Venezuela thotë se ka dislokuar rreth 17 mijë trupa ushtarake përgjatë kufirit të saj me Kolumbinë, i cili do të mbyllet për herë të parë si pjesë e një operacioni anti-kontrabandë.

Rreth 40% e mallrave të subvencionuara për tregun vendas në Venezuelë kalojnë Kontrabandë në Kolumbi, ku shiten me çmime shumë të lartë, thonë autoritetet.

Kufiri do të qëndrojë i mbyllur çdo natë në 30 ditët e ardhshme, duke filluar nga e hëna. Dy qeveritë kanë rënë dakord me njëra tjetrën për marrjen e kësaj mase për parandalimin e kontrabandës.  

Automjetet e mallrave, duke përfshirë furgonë dhe kamionë, do të ndalohen të kalojnë nga Venezuela në Kolumbi gjatë kësaj kohe.

Rreth 100 mijë fuçi naftë janë kontrabanduar çdo ditë, duke kaluar në Kolumbi, duke qënë se Venezuela ka çmimin më të lirë të botë në karburanteve.

Gjenerali Padrino Lopez tha se 17 mijë trupa do të jenë të mjaftueshme për të garantuar sigurinë përgjatë kufirit.

Top Channel