Sylvie van der Vaart shkelqen në Mikonos

11/08/2014 00:00

Kur vjen puna për të treguar linjat e saj, asnjëherë nuk është sikletosur dhe s’ka se si të mos jetë krenare për një 36-vjeçare, nënë e një djali 8-vjeçar.

Sylvie van der Vaart u fotografua në ishullin grek të Mikonosit fundjavën që kaloi teksa freskohej në ujërat e detit Egje.

36-vjeçarja dukej në superformë me bikinit shumëngjyrëshe që i zbukuronin akoma më shumë linjat  trupore.

Modelja holandez, njëkohësisht edhe prezantuese e njohur televizive, më herët u fotografua në plazhet franceze, të famshmet Saint Tropez në shoqërinë e djalit të saj 8-vjeçar, Damian nga martesa me futbollistin Rafael van der Vaart. Ata janë të ndarë prej disa muajsh dhe shkak, sipas mediave rozë në Gjermani, ku futbollisti luan me Hamburgun, ishte se Sylvie nuk mund të lindë më një tjetër fëmijë, e cila ishte edhe dëshira e Rafael.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel