Stuhitë godasin ishullin e Hauait

11/08/2014 00:00

Hauai sapo kaloi stuhinë tropikale “Iselle”, e cila thuajse shkatërroi gjithçka gjeti përreth, por sipas studiuesve klimaterikë, një uragan i fuqishëm me emrin “Julio” pritet të godase ishullin në ditët në vijim.

Sipas autoriteteve, jeta e banorëve në zonë është shkretuar dhe duhet të rinisë nga e para, që prej ndërtimit të shtëpive.

Hauai njihet si një ndër ishujt, i cili mbledh në gjirin e tij miliarda turistë në çdo periudhë të vitit, për shkak të plazheve mahnitës që ka, por vendasit thanë për median që stuhitë kanë larguar gjithë turistët muajin e fundit.

Top Channel