SHBA, monitorim situatës në Azinë Juglindore

11/08/2014 00:00

Shtetet e Bashkuara do të monitorojnë veprimet në Detin e Kinës Jugore, për të parë nëse po ndërmarren hapa për “qetësimin e situatës”, bëri të ditur një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit gjatë së hënës, një ditë pasi Pekini kundërshtoi presionin e SHBA-ve për të frenuar veprimet e saj në ujrat e diskutueshëm.

Zyrtari foli në një moment kur Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, mbërriti në Sidnei për një takim me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Chuck Hagel, si dhe zyrtarë australianë, për të diskutuar mbi rritjen e bashkëpunimit për mbrojtje dhe për sigurinë kibernetike.

Propozimi i SHBA-ve për të ndalur aktet provokative në Detin e Kinës Jugore morën një përgjigje të ftohtë nga Kina dhe disa prej vendeve të Azisë Juglindore, në një takim rajonal gjatë fundjavës, një pengesë e dukshme ndaj përpjekjeve të Uashingtonit për të frenuar veprimet kategorike të Kinës.

Zyrtari i DASH, duke folur në kushtet e anonimatit, tha se Australia, një aleat i afërt, ka mbështetur propozimin e SHBA-ve të hedhur për shqyrtim gjatë takimit ASEAN në Mianmar, që bënte thirrje për ngrirje të vullnetshme të veprimeve provokative në detet e diskutueshme.

Tensionet kapën kulmin në Maj, kur Kina parkoi një nxjerrës gjigand nafte në ujrat e pretenduara edhe nga Vietnami. Propozimet e SHBA-ve dhe Filipineve synojnë të shmangin veprime të tilla, ashtu sikurse edhe ngritjen e një pune për bonifikimin e tokës në ishujt e diskutueshëm mes Kinës dhe shumë prej shteteve të tjera të rajonit.

Kerry dhe ministri i Jashtëm australian, Julie Bishop, morën pjesë në takimin Naypyitaë, përpara se të udhëtonin së bashku drejt Australisë. Dyshja planifikoi të studionte veprimet e ardhshme pas bisedimeve të Mianmarit, përfshi edhe një takim të ardhshëm mes anëtarëve të ASEAN dhe Kinës, bëri të ditur zyrtari.

Top Channel