SHBA kërkon evakuimin e komunitetit Yazidis

11/08/2014 00:00

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë opsionet e mundshme për të evakuuar mijëra civilë irakianë të ngecur në një zonë malore në veri të Irakut, pasi janë fshehur për t’iu shpëtuar militantëve islamik, pas 4 netësh furnizimesh nga ajri me ndihma humanitare, që kanë lehtësuar disi gjendjen.

Lajmi bëhet i ditur nga një zyrtar amerikan. Ndërkohë që furnizimet nga ajri kanë ofruar ndihmat më urgjente të domosdoshme, kushtet e vështira në malin Sinjar, aq më tepër në pikun e stinës së verës, kanë shkaktuar me dhjetra të vdekur mes minoritetit iraken Yazidi, të cilët kërcënohen nga vija e ashpër e militantëve të Shtetit Islamik.

Propozimet për një mision, të rrezikshëm, për të shpëtuar grupin në fjalë nënvizojnë kështu kufizimet në furnizime nga ajri, të urdhëruara javën e kaluar nga Presidenti amerikan Barack Obama.

“Jemi duke rishikuar të gjitha opsionet për t’i zhvendosur civilët e mbetur në atë mal”, tha zëvendës/këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Ben Rhodes, për “Reuters”. “Forcat kurde po ndihmojnë, ndërsa ne po flasim me Kombet e Bashkuara dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, për të gjetur mundësinë e dërgimit të tyre në një vend më të sigurt”.

Misioni i OKB-së në Irak ka bërë gjithashtu të ditur se po përgatit një korridor për qëllime humanitare, në mënyrë që t’i lejohet komunitetit Yazidis të largohet i sigurt nga vendi.

Top Channel