Miley “adopton” një derrkuc

11/08/2014 00:00

Një derrkuc është anëtari më i ri i familjes së Miley Cyrus. Këngëtarja postoi në rrjetet sociale disa fotografi ku i ofron dashurinë dhe përkujdesjen e saj kafshës.

Megjithëse njihet si një adhuruese e qenve, këngëtarja amerikane 21-vjeçare u shpreh në Instagram se ndjehej mjaft e lumtur me “pjesëtarin më të ri të familjes së saj”.

Cyrus ndodhet në mes të turit të saj “Bangerz”, po sërish gjen kohë për t’u përkujdesur për disa prej pasioneve të saj, njëri prej të cilëve është dashuria për kafshët.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel