Sulm me raketa në Ukrainë, të paktën 15 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur. Kievi përgjigjet duke shkatërruar një nga objektet më të rëndësishme ushtarake ruse Recep Tayyip Erdogan është fitues i zgjedhjeve presidenciale në Turqi, me rreth 52% të votave.
Në garën elektorale për postin e kreut të shtetit kandiduan edhe Ekmeledin Ihsanoglu, i cili mori 38% të votave dhe Selahatin Demirtas, politikan kurd dhe njëherësh udhëheqës i Partisë së krahut të majtë Popullor, i cili arriti të marrë rreth 10%.
Erdogan, i cili foli menjëherë pas daljes së rezultateve paraprake, tha se populli arriti të tregojë vullnetin e tij. Ai dha një mesazh fitoreje, duke thënë se ai do të jetë një president për të gjithë. “Unë nuk do të jem vetem presidenti i atyre që votuan për mua, unë do të jem presidenti i 77 milion njerezve ,sot vullneti kombëtar fitoi edhe një herë, sot demokracia fitoi edhe një here.
Ndërsa Ihsanoglu, kandidati i përbashkët për të dy partitë kryesore të opozitës uroi kundërshtarin e tij për fitoren. “Unë e përgëzoj zotin Kryeministër dhe i uroj atij suksese”, tha Ihsanoglu.
Erdogan bëhet Presidenti i parë i vendit i zgjedhur me votën e popullit, pas më shumë se një dekadë në postin e kryeministrit të vendit, kohë gjatë së cilës Turqia është shfaqur si një fuqi ekonomike rajonale, por që me mbështetjen e gjerë konservatore fetare, ajo po transformohet shumë nga republika laike e themeluar prej Mustafa Kemal Ataturk, në vitin 1923.
Në këto zgjedhje ai arriti të marrë më shumë se 50% + 1 të votave, duke u shpallur që në këtë raund fitues.
Top Channel