Beyonce tregon format në Instagram

11/08/2014 00:00

32-vjeçarja ka nisur pushimet me familjen dhe nuk pushon së postuari foto me veshje të ndryshme, duke nxjerrë në pah fizikun e mrekullueshëm. Edhe pse Beyonce nuk zgjohet kështu, ajo është gjithmonë në formë në imazhet që poston.

32-vjeçarja, pas turit “On the run”, së bashku me bashkëshortin Jay Z, ka nisur pushimet. Në një foto, ajo mban veshur një fund dhe bluzë në ngjyrë të zezë, që thekson linjat.

Në një foto tjetër, ajo mban veshur një bluzë, që në shpinë ka mbiemrin e bashkëshortit të saj, Carter. Beyonce po bën të pamundurën për të treguar se gjithçka shkon mirë dhe martesa e tyre nuk është në krizë.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel