Dhjetra banorë tw Bashkisë Patos dhe komunës Portëz kanë bllokuar rrugën Fier-Ballsh për rreth një orë.

Ata kërkojnë marrjen e masave për reduktimin e ndotjes nga teknologjia e nxjerrjes së naftës në këtë zonë.

Sipas tyre, kompania private që administron puset e naftës nuk po respekton kontratën, që ka lidhur me shtetin shqiptar, ku thuhet se duhet të marrë masa mbrojtëse për të reduktuar ndotjen e territorit, ku ushtron aktivitetin naftënxjerrës.

Banorët thonë se, jo vetëm ajri, por edhe tokat dhe uji janë të mbingarkuara me mbetje të naftës.

Pushteti vendor nuk i është përgjigjur ankesave të banorëve për ndotjen. Në këto kushte, ata kërcënojnë se do të vazhdojnë bllokimin e rrugës Fier-Ballsh, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Top Channel