Arabët blejnë dhe shpëtojnë Alitalia-n

11/08/2014 00:00

Kompania ajrore italiane “Alitalia”, tashmë është nën pronësinë e “Etihad Airways”, një ndër kompanive më të fuqishme botërore.

Sipërmarresit arab kanë bërë një investim prej 750 milionë dollarësh, për të shpëtuar “Alitalia”-n nga kriza, në të cilën ishte përfshirë vitet e fundit, si dhe për ta risjellë fuqishëm në tregjet e fluturimeve nëpër Europë.

Vitin e kaluar, qindra të punësuar të “Alitalia”-s u arrestuan, me akuzen e vjedhjes së bagazheve të pasagjerëve dhe, prej atij moment, ajo nisi të humbiste rreth 2 milionë euro në ditë.

Top Channel