Kryeministri Rama udhëton sot në Athinë, pritet takimi ‘kokë më kokë’ me Mitsotakis, ja çfarë do diskutohet mes dy liderëve Opozita akuzoi qeverinë se përveç dhurimit të 95 milion eurove, marrëveshja me CEZ-in çoi në amnistinë e të gjithë akuzave të ngritura ndaj drejtusve dhe nëpunësve të CEZ-it për vjedhjen që kishin bërë ndaj qytetarëve shqiptarë me faturimet abuzive.
“Deri me tani u kemi faktuar shqiptarëve se marreveshja e qeverisë Rama me kompaninë CEZ as. është firmosur në mungesë të plotë të transparences, si dhe ne kundërshim të plotë me ligjin dhe interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sot duam të bëjmë me dije se përvec skandalit financiar dhe politik, me anë të kesaj marreveshjeje, i është dhënë amnistia e plote te gjithë punonjesve të CEZ, nga pozicioni me i larte deri tek me i ulti, për abuzimet e shperdorimet e renda me detyrën. Marrëveshja është një amnisti mbi evazionin fiskal të dëshmuar tashmë, mbi mashtrimet me bilancin e kompanise dhe bërjen e pagesave të paligjshme. Partia Demokratike i bën të ditur sot opinionit publikut, se nuk ka për të pasur falje për askënd që ka shkelur ligjin, ka shpërdoruar detyrën, dhe që i ka kushtuar familjeve dhe ekonomisë së vendit me dëm me keqadministrimin që i është bërë CEZ. Ne do të ndjekim cdo hap ligjor që të bëhet drejtësi për marrëveshjen skandaloze të qeverisë me CEZ që është vjedhja e shekullit”, tha Halimi.
Në një tjetër reagim publik, opozita akuzoi qeverinë për rritjen e shkallës së kriminalitetit, si pasojë e shkatërrimit të Policisë së Shtetit.
“Për 24 orë, vrasje në Vlorë, vrasje dhe plagosje në Tropojë, atentat në Shkodër. Viktima nga aksidentet. Kryeministri që shkatërroi policinë e shtetit, me ministrin e tij të paaftë, nuk dihet se ku ngrohen në diell. Kanë lënë vendin në kaos, pasiguria në kulmin e vet, dhe Edi Rama e Saimiri i tij krekosen për sukseset që ndodhin vetëm në kokën e tyre”, tha deputeti demokrat, Arben Ristani.
Top Channel