Rita Ora shpërthen kundër djemve

10/08/2014 00:00

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora rikthehet në vëmendjen e mediave britanike. Pas suksesit të hitit të saj veror “I will never let you down” duket se ditë të këqija po vijnë për artisten e rrymës pop.

Lidhja e 23-vjeçares me di xhejin e njohur Calvin Harris ka marrë fund, por jo vetëm kaq. Ndarja ka ndikuar negativisht edhe në karrierën e saj muzikore, për momentin.

Harris më parë ka qenë edhe producent i Ritës dhe së bashku kanë punuar për disa këngë. Por në eventin muzikor të “Teen Choise Award”, ai nuk pranoi të merrte pjesë duke anuluar dhe performancën e Rita Orës, për të cilën, sipas burimeve të revistës “Mail Online”, ajo kishte shpenzuar shumë kohë dhe energji duke u përgatitur.

Por Ora nuk e lë me kaq, shkruan revista. Ajo po përgatit një këngë të re me titullin “Poison”, ose përkthyer në shqip “Helm” dhe teksti i dedikohet gjithë ish-partnerëve të saj.

Mediat britanike kanë zbuluar një pjesë të tekstit ku Rita i krahason djemtë me djaj. Irritimi i këngëtares shqiptare është cilësuar nga bota e showbizzit si “Shpërthimi i Rita Orës”.

Top Channel