
Grupi islamik ISIS krahas sulmeve të vazhdueshme që po bën në Irak duket se ka nisur dhe një “luftë virtuale” ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kryesisht në rrjetin social të Twitter-it militantët kanë vendosur statuse të ndryshme nën logon; “Një mesazh nga ISIS për Amerikën”.
Aty shpalosen kërcënime të ndryshme që vijnë nga xhihadistët ndaj qytetarëve amerikanë dhe Ambasadave të SHBA në çdo vend të botës, duke thënë se këta të fundit do të jenë epiqendra e ardhshme e sulmeve të ISIS.
Në mesazhet e përcjella nga militantët ekstremistë dhe nga ndjekësit e tyre sillen në kujtesë sulmet e 11 Shtatorit dhe ato ndaj ushtarëve amerikanë në Irak dhe Afganistan.
“Do të bëjmë një barbekju me trupat tuaj nëse Shtetet e Bashkuara ndërhyjnë në Irak”, ishte njëri prej mesazheve të militantëve.
Top Channel