Katari mbështet përpjekjet e Pakistanit për ndërmjetësimin e bisedimeve SHBA-Iran: Shpresë për nënshkrimin e paktit
Recep Tayyip Erdogan pritet të hyjë në histori si presidenti i parë i Turqisë i zgjedhur nga populli, të dielën, por shtrëngimi që i ka bërë kontrollit të pushtetit ka polarizuar kombin, ka shqetësuar aleatët e Perëndimit dhe ka ngritur dyshime mbi vendosjen e autoritarizmit.
Mbështetësit kyç të Erdogan, konservatorët fetarë, e shohin ngritjen e tij në postin e presidentit si arritjen kurorëzuese të udhëtimit të tij të gjatë për të riformatuar Turqinë. Pas një dekade si kryeministër, ai theu strehën e një elite laike, që kishte dominuar që prej themelimit të Republikës moderne nga Mustafa Kemal Ataturk, mbi rrënojat e teokracisë otomane, në vitin 1923.
Kundërshtarët e shohin atë si sulltanin e ditëve moderne, rrënjët e të cilit në politikat islamike dhe intoleranca ndaj kundërshtimit po “pushtojnë” Turqinë, një vend i aleancës ushtarake të NATO-s si dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, që po shkon gjithnjë e më larg idealeve laike të Ataturkut.
Erdogan, siç kanë deklaruar ndihmësit e tij, duhet të shërbejë për dy mandate si president dhe të drejtojë vendin deri në 2023, kur dhe do të shënohet përvjetori i 100-të i Republikës laike. Një simbolikë e tillë nuk ka si të humbasë te një lider, fjalimet pasionante të të cilit janë shpesh të gërshetuara me referenca nga historia otomane.
“Me presupozimin që Erdogan do të fitojë, ajo me të cilën do të përballemi është fillimi i një epoke të re”, tha Marc Pierini, një ish-ambasador i BE-së në Turqi.
Deri më tani, presidentët e Turqisë janë zgjedhur nga Parlamenti, por bazuar mbi ligjin e ri, tre kandidatët do të vihen përballë gjykimit të elektoratit kombëtar, teksa garojnë për një mandat 5-vjeçar.
Rregullat elektorale ndalojnë publikimin e sondazheve në momentet përpara votimit, por dy të tilla të mbajtura gjatë muajit të kaluar shpallin mbështetjen ndaj Erdogan në rreth 55 apo 56%, duke lënë me 20% më pak kandidatin kryesor opozitar, Ekmeleddin Ihsanoglu, si dhe e mjaftueshme për të siguruar mazhorancën e thjeshtë të nevojshme për t’u shpallur fitues që në raundin e parë.
Top Channel