SHBA nis misionin humanitar nga ajri në Irak

08/08/2014 00:00

Një zyrtar i lartë amerikan ka thënë për CNN se SHBA-ja ka nisur misionin humanitar nga ajri në veri të Irakut.

“Tashmë, aeroplanët janë në ajër, por ata ende nuk kanë filluar të lëshojnë ndihma. Për mbrojtjen e tyre janë ngritur edhe avionë luftarakë”, tha zyrtari amerikan.

Ndihmat nga ajri me ushqime dhe barna do të dërgohen për rreth 40 mijë persona në veri të Irakut, të cilët po vdesin nga i nxehti dhe etja në një zonë malore, pas kërcënimeve me vdekje nga Shteti Islamik në Irak dhe Siri (Levant) (ISIS-ISIL).

Më herët, një zyrtar kurd kishte thënë se avionët luftarakë amerikanë kanë bombarduar të paktën dy objektiva të ekstremistëve të ISIS, por kjo u hodh poshtë menjëherë nga zëdhënësi i Pentagonit, Admirali John Kirby, i cili shkroi në Twitter se raportet e sulmeve ishin krejtësisht të rreme.

Top Channel